Inspektorati i Kryeqytetit e ka gjobitur me 500 euro një kompani që ka ndotur rrugët e kryeqytetit, gjatë bartjes së materialeve për ndërtim.
Kryetari i Prishtinës, Pëprarim Rama, ka thënë se këto gjoba do të vazhdojnë në secilin rast që ngasësit do të tregohen të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm, raporton Express.
“Të nderuar qytetarë dhe kompani ndërtimi, ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm derisa bartni materialet për ndërtim, mos dëmtoni rrugët e Kryeqytetit! Inspektorati i Kryeqytetit do të vazhdojë me gjoba në secilin rast që ngasësit do të tregohen të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm. Ta ruajmë e të kujdesemi bashkë për pronën publike”, ka shkruar Rama.