Në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, Policia ka gjobitur shoferin për tejkalim në vijë të plotë.
Policia ka arritur që ta identifikojë të shoferin i cili ka qenë një 22-vjeçar, me ç’rast e kanë ftuar në stacionin policor dhe ndaj tij kanë iniciuar fletëparaqitje në Gjykatë, raporton Ekonomia Online.
Njoftimi i plotë:
Me datën 27.02.2024 kemi pranuar një informatë, se një person me datën
26.02.2024 në orën 23:59 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj ka drejtuar veturën
Daimler Benz me targa vendore, duke bërë tejkalimin në vijë të plotë .
Policët e stacionit në Ferizaj kanë arritur që të identifikojnë personin A.M ( M/K) i
moshës 22 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tij kanë incuar
fletëparaqitje për gjykatë , ngaqë personi A.M , veç kundërvajtjës për tejkalim në vijë
të plotë , ai nuk e kishte të fituar të drejtën për patent shofer.
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falenderon qytetarin për infrmacionet e
dërguara në polici , ndërsa fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe për
të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë
menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro
Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.