Gjobë dhe masa mbrojtëse ndaj kundërvajtësit i cili drejtonte automjetin nën ndikim të alkoolit

Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, sot në orët e hershme të mëngjesit gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor Vushtrri-Mitrovicë,  ka ndaluar një automjet dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit është dyshuar se ngasësi drejtonte automjetin nën ndikim të alkoolit. Pas matjes me alkool-test ka rezultuar se drejtuesi kishte në organizëm alkool mbi masën e lejuar me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor. 

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 200 euro, dy (2) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik për gjashtë (6) muaj. Gjithashtu ngasësit nuk i është lejuar drejtimi i mëtutjeshëm i automjetit në gjendje të tillë. 

Masat ndëshkimore të parapara me ligj, do të vazhdojnë të merren ndaj te gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *