Gjithnjë e më shumë gra të fuqishme: Kolonele, Florie Hajra krenari e Policisë së Kosovës

E lindur dhe rritur në Mitrovicë kolonelja Hajra ka diplomuar në gjeneratën e dytë të Akademisë të Policisë së Kosovës .

Rrugëtimi i saj profesional në policinë e Kosovës ka nisur me patrullat policore në stacionin policor jugu në Mitrovicë, pastaj në Policinë e Komunitetit, më vonë në hetime, pastaj ne firenzik dhe përfundimisht si drejtoreshë në divizionin kundër krimit të organizuar. Qëndrueshmëria, vendosmëria dhe etika e punës së palodhshme drejt arritjes së qëllimeve, ishin forca shtytëse prapa suksesit të saj, për të arritur deri tek pozita drejtuese në kuadër të Policisë së Kosovës. Florie Hajra është ajo që kurrë nuk pushon së mësuari. Ajo beson se njeriu gjithmonë mund të mësojë  diçka të re dhe pastaj ta përmirësojë punën. Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek, ua dorëzoi medaljet e ndara nga Presidenti i Policisë së Çekisë, për përfaqësuesit më të lartë të Policisë së Kosovës.
Më 21 qershor, Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë ia dorëzoi drejtoreshës së Divizionit për Hetimin e Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës, Florie Hajra. Presidenti i Policisë së Çekisë i ka ndarë këto medalje, si vlerësim, për bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve policore të dy vendeve.

Populli i Kosovës duhet të jetë krenar duke e ditur se kemi njerëz të tillë si kolonelja Hajra me vlera të larta etike e profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *