Një diplomat saudit ka ndërruar jetë ndërsa ishte duke folur në një konferencë ndërkombëtare. Gjithçka e xhiruar live.
Ai kishte marrë fjalën në konferencën arabo-afrikane në Egjipt. Mohammad Fahad al-Qahtani u rrëzua gjatë një fjalimi që po mbante për të “mbështetur arritjet e presidentit egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi” të hënën, më 8 gusht.
Al -Qahtani, Kryetar i Bordit të Kompanisë Al-Salam Holding, po lavdëronte presidentin egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi kur u rrëzua në një mënyrë në dukje të pashpjegueshme.
Pamjet e “këputjes” së tij të pashpjegueshme, janë publikuar në një video të postuar në rrjetet sociale që mund t’a gjeni në këtë faqe.
Burri ishte drejtor i kompanisë Al-Salam Holding e cila merret me investime në pasuri të paluajtshme. Pak para vd€kjes së tij, ai po lavdëronte “operacionet e paqes” të presidentit egjiptian.
Sipas shtypit ndërkombëtar, sipërmarrësi nuk kishte shfaqur asnjë shenjë shqetësimi përpara ndërhyrjes së tij me fjalim.