Një person është arrestuar mbrëmë në Gjilan, pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe babain e tij.
Sipas viktimave i dyshuari këtë gjë e përsëritë në vazhdimësi ndaj tyre.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai kishte dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese bashkëshortes së tij kosovare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.