Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric mund të transferohet në afatin kalimtar të janarit në kampionatin elitar gjerman, Bundesliga.
Muric ishte ndoshta lojtari më meritor për rikthimin e Burnley në Ligën Premier këtë sezon, pas super paraqitjeve në Championship.
Megjithatë, drejtuesit e klubit vendosen ta blejnë një portier të ri si James Trafford dhe Muric ka mbetur vetëm zgjedhja e dytë.
Portieri i Dardanëve nuk po e pëlqen këtë situatë dhe po mendon opsione tjera në afatin kalimtar të janarit.
Për Muric gjithashtu ka interesim dhe jo nga çfarëdo klube, por nga ato të nivelit të lartë që luajnë në Ligën e Kampionëve.
Sipas mediumit Sky Deutschland, Union Berlin është i interesuar për Muric dhe pritet ta bëjë një ofertë si huazim në janar me opsion blerje në verë.
Vlera momentale e portierit të Kosovës është nëntë milionë euro.