Sot zyrtarëve të stacionit policor “Qendra”, në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë, një qytetar V.Ramadani, iu ka dorzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale.
Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.