Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam, në të cilin muslimanët nga e gjithë bota agjërojnë deri në perëndimin e diellit.Kalendari Islam bazohet në ciklet e fazave hënore, që do të thotë se ditët e Ramazanit kishin vazhduar…
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam, në të cilin muslimanët nga e gjithë bota agjërojnë deri në perëndimin e diellit.
Kalendari Islam bazohet në ciklet e fazave hënore, që do të thotë se ditët e Ramazanit kishin vazhduar të bëheshin më të gjata përgjatë viteve.
Diçka që ka qëndruar gjithmonë njëjtë është reagimi i njerëzve për këtë muaj, që shpesh duhet të kenë kujdes kur miqtë dhe familjarët e tyre musliman agjërojnë. Më poshtë mund të lexoni për gjashtë gjërat që nuk duhet t’ia thoni dikujt që agjëron dhe pak më shumë njohuri për përfitimet nga agjërimi:
1. Pra, nuk do të hash as pish përgjatë 30 ditëve?
Disa njerëz gabojnë kur ua thonë këtë agjëruesve, madje shkojnë aq larg sa që thonë “do të vdisja nëse do ta provoja”.
2. A bën të ha para teje?
Natyrisht që nuk bën. Një nga parimet kryesore të agjërimit është disiplina dhe njerëzit duhet të kenë respekt për miqtë apo familjarët që agjërojnë dhe të mos hanë përpara tyre kur ata janë duke agjëruar, transmeton Lajmi.net.
3. Pse po agjëron? A nuk është e dëmshme?
Pse duhet të flisni për këtë në këtë mënyrë? Askush nuk e detyron veten për të agjëruar dhe agjërimi nuk llogaritet një barrë. Ramazani është një kohë mjaft e veçantë për muslimanët, për të cilën jo-muslimanët nuk e shohin ashtu. Ka sigurisht raste kur mund të jetë e vështirë, por në fund Ramazani zgjatë vetëm një muaj dhe kjo na përkujton neve atë se si jetojnë njerëzit e varfër.
Agjërimi konsiderohet i detyrueshëm për të rriturit e shëndetshëm të cilët janë në gjendje të agjërojnë. Ju nuk duhet të agjëroni nëse keni probleme me shëndetin. Ju mund të hani më pak këto ditë nëse agjëroni, por qëllimi i agjërimit është që të ndryshojë stilin tuaj të jetës dhe të ju lejojë të jetoni pozitivisht dhe të përmirësoni shpirtin përgjatë gjithë muajit. Ju duhet ta provoni atë!
4. Mund të jetë një mundësi e mirë për të rënë në formë?
Po, ka shumë dëshmi që mbështesin përfitimet shëndetësore nga agjërimi, duke përfshirë funksionin e trurit, përmirësimin e sistemit imunitar, normalizimin e ndjeshmërisë së insulinës, ndihmon në kurimin e varësisë dhe ndihmon në humbje peshe, transmeton Lajmi.net.
5. Ha pak ushqim, pasi që nuk do ta dijë askush që ke ngrënë
Ju me këtë fjalë humbni krejtësisht pikën. Ramazani nuk është vetëm të evitosh ushqimin apo pijen. Ai ndihmon edhe në vetë-disiplinën e njeriut, e bën atë shpirtërisht më të fortë, bën që njerëzit t’i vlerësojnë më shumë dhuratat e Perëndisë, reflekton mbi vlerën e bamirësisë dhe bujarisë, dhe është muaji kur Kur’ani ishte shpallur për herë të parë – një gjë kjo shumë e rëndësishme për një musliman.
6. A je uritur shumë?
Nëse dikush prej miqve apo familjarëve tuaj agjëron, duhet të veproni normal. Nëse ende e keni të vështirë ta kuptoni gjithë konceptin e agjërimit, mos harroni se ai zgjatë vetëm një muaj dhe në fund vjen festa e Bajramit. Kjo është si Krishtlindjet, por diçka më mirë, kështu që kujdes me fjalët, pasi që agjëruesi kalon nëpër një fazë të rëndësishme këtë muaj.