Gjendja në Trepçë po përkeqësohet: 17 minatorë kërkojnë ndihmë mjekësore vetëm sot

Sot është dita e dhjetë që kur minatorët e “Trepçës”, kanë hyrë në grevë.

Ata po kërkojnë që t’u plotësohen disa kërkesa e që janë: shkarkimi i menjëhershëm i kryeshefit, mos të kenë çdo muaj vonesa në paga si dhe përmirësimi i kushteve të punës.

E si pasojë e grevës vetëm sot dere në mesditë 17 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Këtë e ka bërë të ditur sindikalisti i Trepçës, Gani Osmani.

Ai ka treguar se gjendja minutë pas minuti vetëm po rëndohet.

“Gjendja aktuale e minatorëve është e rëndë dhe çdo minutë që shkon më tutje gjendja vetëm po keqësohet. Vetëm sot nga mëngjesi deri në orën 12:00 janë 17 minator që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Prej datës 24 e deri më sot janë mbi 350 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rreth 30 kanë kërkuar ndihmë në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë. Ndryshim nuk ka, rezultate nuk ka”, ka deklaruar Osmani.

Ai, ka pasur edhe një apel të fundit tek Qeveria dhe Bordi i Trepçës.

“Deri sot rezultat nuk ka dhe unë e kisha bërë një apel edhe të qeveria edhe te bordi i Trepçës që kanë mundësi me bë zgjidhje sa më parë që të mos ndodhë diçka më e madhe”, është shprehur ai.

Ndërsa, duke parë gjendjen e rënduar të minatorëve thotë se asnjëherë nuk e ka ndier veten më keq sesa tani.

“Unë kurrë më keq veten se në këtë situatë si tash që jemi nuk e kam ni, i shohim shokët tonë duke dalë të alivanosur dhe nuk mund të iu ndihmon asgjë. Tash kanë vendos dhe janë këmbëngulës dhe nuk dalin pa u realizu kërkesa e tyre dhe shkaktar i krejt të këqijave që po ndodhin kemi ra në viktimë”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

I, pyetur se a kanë marrë ndonjë përgjigje sa i përket kërkesave pas takimit që kanë pasur të martën në Kuvend me disa deputetë të Kuvendit, Osmani ka treguar se po atë ditë përsëri kanë pasur takim me disa deputetët deri në orën 03:00 të mëngjesit dhe nuk ka ende ndonjë rezultat.

“Ne para dy ditëve kemi pas takim në Kuvend, dhe në ora 20:00 kanë ardh disa deputetë të VV-së dhe kemi shpresuar për zgjidhje deri në ora 3 të mëngjesit kemi nejt dhe nuk kemi mujt me bë zgjidhje. Nuk na kanë dhënë përgjigje që japin rezultate”, është shprehur ai.

Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës partitë opozitare kanë kërkuar që të diskutohet gjendja e minatorëve të Trepçës dhe protesta e zyrtarëve policor.

Por, këtë nuk e kanë pranuar partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

Shkak i kësaj tri partitë opozitare kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *