Ekrem Rexhepit, të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë mbrëmë i është ndërruar qendra e paraburgimit. Nga kryeqyteti ai është zhvendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës, 26 vjeçari është sulmuar nga të burgosurit tjerë. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, avokati i Rexhepit, Fitim Limani.
Se qendra e paraburgimit i është ndërruar për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, derisa dha një arsye tjetër për këtë transferim.
Ai (Ekrem Rexhepi) nuk është sulmuar prej askujt. Arsyeja pse është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për arsye të sigurisë së tij që në të ardhmen mos me i ndodhë ndonjë sulm apo diçka”, ka thënë Gashi për Insajderin.
Ndërkohë, avokati Limani për Gazetën Insajderi sqaroi se u njoftuar nga gjykata për ndërrimin e qendrës së paraburgimit të klientit të tij.
“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”, tha avokati.
Avokati bëri me dije që klienti i tij ka refuzuar të flasë për ti treguar se si ka ndodhur rasti.
“Rasti është i ndejshëm dhe i mbrojturi im pasi jam konsultuar me të nuk ka pranuar të flas, ai ska dhënë ndonjë deklaratë ka refuzu me fol dhe nuk e di versionin e tij qysh ka ndodhur rasti. Nuk e kam takuar në qendrën e paraburgimit mirëpo kam qenë në seancën dëgjimore”, tha ai për Insajderin.
Limani shtoi për Insajderi se te dyshuarit për dhunimi i janë bërë analizat gjinekologjike për të kuptuar nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarën 11 vjeçare.
“Atij i janë bërë analizat gjinekologjike si provë kryesore për të parë nëse ka pasur marrëdhënie seksuale me një person apo jo. Jemi në pritje derisa prokuroria të fillojë hetimet”, sqaroi ai derisa theksojë se nuk kanë pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga Prokuroria deri në këtë pikë të rastit.
Pesë të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë, që ndodhi në muajin gusht iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.
Tmerri i dhunës seksuale ndaj 11 vjeçares, nuk ka nisur në natën e 27 gushtit, kur për shtatë orë ishte dhunuar nga pesë persona, dy prej të cilëve të moshës madhore, Ekrem Rexhepi e Shkëlqim Kameri. Ajo dyshohet se është keqpërdorur seksualisht e kishte qenë viktimë e trafikimit edhe në muajin qershor, nga 6 persona tjerë.
Pas dështimit të shtetit për ta mbrojtur viktimën, dy dorëheqje janë dhënë tani. Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Ali Gashi, Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve.