Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është një 75-vjeçare.
Sipas Ahmetit, Policia ka nisur hetimet e rastit që u cilësua si vdekje e dyshimtë.
“Rreth orës 17:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës. Viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.