Gjendet pa shenja jete një person në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Derisa ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës, një person është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Raportohet se i njëjti ka qenë përdorues i substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *