Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Graçanicë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda kanë bërë me dije se fqinji i të ndjerit ka lajmëruar Policinë se viktima nuk është parë që disa ditë dhe i njëjti nuk është përgjigjur në telefonata.
Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pasi kanë hyrë në shtëpinë e viktimës kanë hasur në trupin e tij të pajetë.
Pas ekzaminimeve, mjeku ka konstatuar vdekjen e 62-vjeçarit dhe me vendim të prokurorit trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërkohë rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.