Humb jetën një 23-vjeçar në Prishtinë, gjendet i vdekur në banjon e shtëpisë
Pasditën e sotme është gjetur një 23-vjeçar pa shenja jete në banjon e shtëpisë së tij në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.
Viktima me iniciale A.B ishte përdorues i narkotikëve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe forenzika ku edhe është ekzaminuar vendi i ngjarjes.
Në konsultim me prokurorin për krime të rënda rasti është iniciuar nën dyshimin e veprës “Hetim mbi vdekjen”.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe më pas është tërhequr nga familjarët.