Është gjetur pa shenja jete një 67-vjeçar në banesën e tij në veri të Mitrovicës.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme, raporton Indeksonline.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i policisë për veriun, Besim Hoti.
Hoti tha se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja të dhunës.
“Besohet se vdekja është natyrale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin”, tha Hoti.