Gjendet i vdekur në banesën e tij një burrë në Fushë-Kosovë

Një person ka raportuar dhe dje në Polici se fqinji i tij është gjetur i shtrirë në dysheme në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, kurse familjarët kanë deklaruar se nuk dyshojnë në askënd.

“Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme në banesën e tij. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas familjarëve ata nuk dyshojnë në askënd, të njëjtit deklarojnë se viktima shpesh ka konsumuar alkool. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *