Ashtu siç e kishte paralajmëruar tash e një kohë, reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy ka mbajtur koncertin e madh “Alpha Shoë” në Tiranë.
Artistët shqiptar dhe ndërkombëtar performuan në skenen e këtij koncerti duke sjellur performanca të mrekullueshme dhe duke ndezur atmosferën.
Por në një moment janë fikur dritat dhe koncerti u ndërpre.
Nisur nga situata janë dëgjuar brohoritjet: Rama ik!
Lidhur me këtë situatë gjatë ditës së sotme ka reaguar OSSHE, i cili ndër të tjera shprehet se nuk ishte faji i tyre, por i organizatorëve ikja e dritave.