Të martën rreth orës 18:00, pasi që është publikuar kërkesa për fëmijën e zhdukur, falë bashkëpunimit të qytetareve, policia ka marr disa informata rreth vendndodhjes se viktimës së lartcekur, i cili ka qenë i raportuar si i zhdukur nga ana e familjareve.
Me të marrë informatën, hetuesit nga hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të stacionit policor Prishtinë-Jug, të cilët kanë dalë në terren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën Ender Cahani (13-vjeçar) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga data 08/12/22, transmeton Klan Kosova.
“I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Sektorit rajonal të Hetimeve të Prizrenit, ne prezence të punëtorit Qendrës për Pune Sociale dhe më pas është dërguar ne Emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij. Fëmija është marr nga familjarët e tij”.
“Për te gjitha veprimet e ndërmarr hetuesit Rajonale janë konsultuar me Prokurorin kujdestare. I njëjti është arritur te gjendet fale bashkëpunimit te qytetareve andaj Policia e Kosovës shfrytëzon rastin që edhe njëherë të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan që të gjejmë fëmijën, së bashku jemi më të fort”.