Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar për gërmime në Bishtrazhin të Komunës së Gjakovës.
Siç theksohet në njoftim, janë gjetur eshtra njerëzore të cilat potencialisht i përkasin viktimave të luftës së Kosovës.
“Në vazhden e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosoves, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrotjes dhe FSK-së, Eulexit dhe KNKK, janë duke kryer germime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakoves.
Sot gjatë gërmimeve, ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore të cilat sipas antropologut dr. Valon Hyseni, i angazhuar sot në lokacion, janë me interes forenzik dhe potencialisht i perkasin viktimave të luftës së Kosovës.Pas analizave të ADN-së ne do t’iu njoftojmë për rezultatet e eshtrave të gjetura”, thuhet në njoftim.