Gjendet pa shenja jete një 46-vjeçar në një lokal në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një lokal në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima është një 46-vjeçar.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.  Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç”, tha ajo për Sinjalin.

Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e plotë të rrethanave se i ka ndodhur e gjithë ngjarja, teksa prokurori ka cilësuar rastin si ‘Vdekje e dyshimtë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *