Të jetosh vetëm nuk do të thotë të jesh vetëm, përkundrazi. Të jetosh vetëm për një periudhë të caktuar kohore të mëson të shijosh shoqërinë e vetvetes. Nëse nuk doni të ndani qiranë me dikë apo doni të provoni një përvojë të re, pak rëndësi ka: të jetosh vetëm mund të jetë një mundësi fantastike për t’u rritur dhe përmirësuar si person.
Nuk varesh nga askush, je shefja e vetvetes
Je shefja e vetes. Askush nuk të thotë çfarë të bësh. Bën zgjedhjet e tua në mënyrë të pavarur, menaxhon kohën tënde, shkon dhe vjen si të dëshirosh. Mund të hash çdo gjë dhe sa herë që ke dëshirë pa u shqetësuar se duhet të gatuash për dikë tjetër. Të mos kesh askënd të cilit duhet t’i japësh përgjigje çdo ditë, mund të jetë çliruese.
Ndihmon për të zbuluar kush je në të vërtetë
Të jetuarit vetëm është periudha e përsosur për të mësuar më shumë rreth vetvetes–pikat e forta, të dobëta, dëshirat, motivimin, modelet e sjelljes me pak ose aspak siklet. Në thelb, të jetuarit vetëm na jep më shumë kohë për t’u përqendruar tek vetja, duke na ndihmuar të zhvillojmë aftësitë tona introspektive që mund të përmirësojnë dietën tonë dhe atë të tjerëve.