Vera është sezona më e “egër” në industrinë e muzikës shqipe. Artistët, sidomos ata të muzikës moderne luftojnë që të sjellin shumë këngë e të mbajnë sa më shumë koncerte.
E suksesi më i madh është kur për dekada me rradhë arrin të mbash pozicionin e merituar në skenën e muzikës.
E këtë gjë e ka rikonfirmuar edhe një herë Labinot Tahiri. Në një video që është bërë virale nga koncerti i tij i fundit në Hangover Club në Gjakovë, shihet publiku që njëzëri këndonin të gjitha këngët e tij.
E ky padyshim është triumfi më i madh që secili artist do e dëshironte.