Kosova do të zhvillojë dy miqësore me Armeninë dhe me Ishujt Faroe.
Në intervistën para ndeshjeve miqësore Giresse theksoi se dy ndeshjet miqësore,janë mundësi e mirë për lojtarët e rinj të Kombëtares së Kosovës.
“Për këto miqësore janë bërë afrime për t’u dhënë mundësi lojtarëve të rinj. Kjo do të jetë një mundësi për ata që t’i shohim si prezantohen në arenën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse kemi grumbulluar lojtarë të rinj.” theksoi ai.
Giresse gjithashtu përmendi arsyen e ndryshimit të listës së lojtarëve.
“Sa i përket listës së parë dhe listës finale, ka pasur ndryshime, do të thotë që ka lojtarë që ndërkohë na ka lajmuar që s’mund të vijnë për arsye të ndryshime, mirëpo por ne të njëjtën kohë mendojmë që ky grumbullim i lojtarëve të rinj është një mundësi e mirë që të mësojnë të fitojnë përvojë“.