Gjuha e ashpër ndaj BE, LDK thotë se Gërvalla është…

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas fjalorit dhe kritikave që shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gervalla Schëarz ka përdorur në Dubrovnik kundër Bashkimit Evropian dhe emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.

Halimi thotë se përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, kryediplomatja kosvare ngrihet dhe kërkon llogari nga BE-ja për sigurinë, sikur të ishte që vendet e BE-së i japin llogari personale vetë ministers.

Tutje zëdhënësja e LDK-së thotë e Gërvalla është zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, dhe sipas Halimit mori përgjigjen e merituar nga emsiarët.

Reagimi i plotë i zëdhënëses së LDK-së:

 Përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, çohet një ministre nga Kosova, që për fat të keq të shtetit të ri – qëlloi të mbajë postin e krye diplomates – dhe i kërkon llogari BE-së për sigurinë. Thuajse blloku i vendeve evropiane i detyrohet personalisht zonjës Gërvalla-Schëarz!?

Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të!?

E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar.

I pari ia kujtoi kryediplomates kosovare se nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta.

Escobar sikur i tha rrini ju në lloqin e rivaliteteve ballkanike!?

E mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *