I biri i intelektualit dhe veprimtarit të shquar Ukshin Hoti, Andini, ka bërë të ditur se po bëhet baba për herë të parë.
Andini, i cili prej disa vitesh është pjesë e skenës politike, e ka ndarë lajmin e gëzuar me ndjekësit në Facebook. I biri i veprimtarit dhe patriotit të zhdukur, ka thënë se do të bëhet me djalë.
“Po i njeh frymmarrjet deri sa t’del ti në këtë bote, epigendra ime ti BABË, GJAKU YT NUK HUMBET!”, ka shkruar ndër të tjerash Andini.