Gjatë ditës së djeshme, reperi i njohur Getinjo postoi në rrjetet sociale një foto me medikamentin “Xanax” në dorë.
“Xanax” është një lloj medikamenti që i përket klasës së benzodiazepinës dhe ndikon në qetësimin e nervave nëpërmjet veprimit në tru e në nerva, nëpërmjet stimulimit të një elementi kimik të trupit.
Sipas shumë njerëzve ai po “reklamonte” një ilaç vërtetë të fortë i cili nëse përdoret në mënyrë të gabuar mund të ketë shumë efekte anësore.
I shpejt ishte reagimi i reperit, i cili u shpreh përmes disa postimeve në Instastory se fillimisht nuk ishte përdorues i ‘Xanax’.
Së dyti tha se e kishte gjetur në makinë nga koha kur e merrte dhe thjesht e ndau me ndjekësit.
Së treti, ai tha se të tilla ilace mund të të ndihmojnë me ankthin dhe atakët e panikut, por vetëm nëse mjeku jua këshillon dhe nuk është mirë që të merren vetë.
Së katërti, nënkuptimi i këtij postimi lidhet me një diss. Kemi parë forma të ndryshme të diss-eve mes reperave dhe kjo ishte forma e Getinjos.