Me shumë gjasë, reperi i njohur Getinjo është arrestuar.
Kjo të paktën sipas vëllait të tij, Mozzik i cili lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi.
Ai ka ndarë në Instagram një fotografi të Getinjos nën mbishkrimin:
“Liri për Getin. Shihemi së shpejti vëllai im, dashtë Zoti”.
Ajo që bie në sy është fakti se Getinjo nuk figuron në rrjete sociale.
Llogaria e tij në Instagram rezulton e deaktivizuar.
Zhvillimi vjen pak ditë pas publikimit të projektit “Hala” që u prit shumë mirë nga fansat e hip-hopit.
Pak ditë më parë, nga xhirimet e videoklipit në Zvicër, Getinjo ishte shfaqur në një fotografi në Instagram me një shumë të madhe parash dhe qese CBD nën mbishkrimin: “Stop drogës. Kjo është CBD”.
Nuk dihet nëse arrestimi potencial lidhet me këtë shkak.