Getinjo ka ndërprerë garën e tij në Big Brother Vip Kosova duke e lënë në gjysmë ndonëse konsiderohej një nga protagonistët për fitore.
Reperi i njohur tashmë është pranë familjes së tij ndërsa këtë mëngjes e ka marr vesh edhe lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dajës së tij, shkruan gazeta Neutral.
Daja i tij ndërroj jetë më 13 dhjetor të vitit të kaluar teksa Geti ishte pjesë e shtëpisë dhe nuk dinte asgjë.
Artisti është shprehur i mërzitur derisa ka bërë një shkrim duke falënderuar edhe përkrahësit për mesazhet.