Një video e publikuar në rrjetet sociale ku shfaqte dhunën e ushtruar të disa infermiereve ndaj një të moshuare në një shtëpi të të moshuarve në Pejë, ka lënë gojëhapur të gjithë.
Reperi i njohur Getinjo nuk u përmbajt në një postim të gjatë të bërë në InstaStory.
po e kuptoni që dhuna s’ka gjini? More Zoti shumë na don se neve duhet pluhur me na bo, me na zhduk krejtve. Ajo plakë në video e cila u dhunua qenka nënë e dëshmorit që ka dhënë jetë për këtë tokë! Çfarë shoqërie jemi ne që në praninë tonë dhunohet një grua e vjetër ndoshta e sëmurë dhe ne qeshim edhe e bëjmë incizim me telefon! Marre po më vjen që jam njeri”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu.