Reperi ferizajas, Getoar Aliu, i njohur me me emrin artistik Getinjo, ka folur për humbjen e dajës së tij, i cili dyshohet se i dha fund jetës së tij në burg, gjatë kohës që reperi ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Pas rikthimit të tij për 24 orë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, në javën e fundit të spektaklit, në një bisedë me banorët Getinjo ka folur për dajën e tij.
Ai ka thënë se në njëfarë forme ka pasur një parandjenjë që diçka ka ndodhur ditën që daja i tij ndërroi jetë, duke thënë se i kishte njoftuar edhe banorët se nuk ndihej mirë.
Më tej ai ka bërë me dije për raportin e tij me dajën e ndjerë, duke thënë se e ka pasur edhe si shok.
Kyçjen e parë n’jetë ai ma ka pas dhanë. E kom pasë haver” ka thënë Getinjo në muhabet e sipër me Vedatin.
Ndryshe, 42-vjeçari Burim Hetemi, i cili po vuante dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, u gjet pa shenja jete në dhomën e tij më 13 dhjetor të vitit të shkuar.
Ai u gjet i varur në litar pa shenja jete.