Reperi Getinjo dhe këngëtarja Ana Kabashi, të dy ish-banorë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova janë komnetuar shumë në rrjetet sociale se shkojnë shumë si çiftë.
Duke parë reagimet e shumta të shikuesve të BBV, Olti e pyeti se a ka diçka mes tyre.
Getinjo tha se Anës i pëlqen vëllai i tij, Mozzik, dhe jo ai.
“Anës nuk i pëlqen Getinjo, po Mozziku”, tha ai.
Ana e pranoi këtë.
“Po më pelqen Mozi”.
Tutje, ai tha se ai me Anën duken bukur si fotografi por jo si çift.
“Dokemi bukur si fotografi. Është e vërtetë. Nashta që edhe e kemi ba këngën bashkë, njerëzit kanë qejf me na pa bashkë. Me Anën kena marrëdhënie kolegiale, muzikore, munum me hanger e me pi bashkë, me nejt, nuk i kena mendimet që mundemi me pas diçka. Publiku qatë punë e ka”, u shpreh Getinjo.