Gërvalla thotë se nuk iu lejua të fliste në gjuhën shqipe në OKB

Ka nisur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku po diskutohet në lidhje me Kosovën.

Shteti ynë në këtë seancë përfaqësohet nga kryediplomatja Donika Gërvalla – Schwarz. Ajo që në hyrje të fjalisë së saj, ka thënë se presidenti ka refuzuar kërkesën e saj që të flasë në gjuhën shqipe.

Kështu, ajo e ka vazhduar deklarimin e saj në gjuhën angleze.

“Derisa Daçiq foli këtu në gjuhën e shumicës shtetit të tij në vend të anglishtes, unë po ashtu dua të flas në shqip, gjuhën që flitet në shtetin tim, Kosovë. Fatkeqësisht, presidenti refuzoi kërkesën time.” – ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, para Gërvallës foli homologu i saj serb, Ivica Daԣiq.

Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe dhe moszbatimin e saj për dhjetë vite nga shteti i Kosovës, e kishte kryefjali në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, për çka tha se është edhe parakushti i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve.

“Asociacioni i Komunave Serbe ose duhet të bëhet tash ose nuk do të ketë asnjë lloj tjetër të marrëveshjes”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *