Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka treguar se ka takuar drejtoreshën e Lartë për Evropën, Amanda Sloat, me të cilën ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon.
Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social X ka thënë se Serbia është përgjegjëse për agresionin e saj në veri të Kosovës.
“Takimi i mirë me Amanda Sloat, Asistente Speciale e Presidentit dhe drejtoreshë e lartë për Evropën në NSC. Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për agresionin e saj”, ka shkruar Gërvalla në X.
Gjithashtu, Gërvalla tha se u trajtua nevoja urgjente për forcimin e aftësive vetëmbrojtëse të Kosovës, si dhe kërkoi mbështetje për anëtarësimin në NATO.
“Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e palëkundur të ShBA-së, për Kosovën”, tha ndër të tjera Gërvalla.