Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka shkruar në Twitter, se Qeveria e Kosovës nuk e ka shtyrë vendimin për zbatimin e reciprocitetit, por vetëm e ka pauzuar.
Ajo, nuk është pajtuar as me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka shkruar në Twitter se propozimi për shtyrje erdhi nga Bashkimi Evropian.
“Faktet mbesin fakte. Kosova u pajtua me vendimin e SHBA-ve, në linjë me BE-në. U pajtuam për një pauzë deri me 1 shtator, por vetëm nëse hiqen bllokadat. Reciprociteti do të mbetet realitet. Kosova s’ka shtyrë asgjë”, shkroi Gërvalla.