Gërvalla me “fushatë lobimi” | Jo për Kosovën, por për partinë e saj të vogël

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla shumicën e kohës e kalon jashtë Kosovës, gjë që është normale për një ministër të jashtëm, por në këtë rast askush nuk po sheh ndonjë rezultat konkret.

Prej që ka ardhur në pushtet, Kosova nuk e ka marrë asnjë njohje të vetme, nuk është anëtarësuar në asnjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare dhe për më tepër shërbimin diplomatik të Kosovës po e çon drejt humnerës, shkruan Demokracia.com.

Gërvalla këtë të shtunë do të merret me partinë e saj që e ndanë bashkë me Faton Pecin.

Me një njoftim përlot gabime drejtshkrimore bëhet e ditur se Gërvalla të shtunën, më 25 mars do të jetë në Gjermani ku do të marrë pjesë në Kuvendin themelues të Degës së Partisë Guxo.

“Per te gjithe simpatizuesit. Ju ftojmë te merrni pjese ne kuvendin e parë themelues te Degës së Partisë Guxo ne Gjermani. Pjesemarrja e juaj do te na nderojë. Ne kuvendin themelues do marrin pjesë edhe Kryetarja e Partisë Guxo, zj.Donika Gervalla, dhe deputetet tjere te Partisë GUXO!”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *