Gërvalla: Kosova krenare që Gjermania është një nga miqtë e saj më të ngushtë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka uruar popullin dhe shtetin gjerman në shënimin e 33 – vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.

Ajo ka thënë se kjo ditë është moment historik për Evropës, ndërsa ka shtuar se Kosova është krenare që e konsideron Gjermaninë në mesin e shteteve mike.

“Përfundimi i unitetit gjerman në paqe dhe liri ishte një moment historik lumturie për Evropën. Kosova është krenare dhe e lumtur që e konsideron Gjermaninë ndër miqtë e saj më të ngushtë. Gëzuar Ditën e Unitetit Gjerman”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *