Georgina e Ronaldos është “mega luks”, del në shëtitje me veshjen që kushton sa gjysma e Fushë Kosovës…

Georgina Rodrigez është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të luksit që e rrethon dhe marrëdhënies me Cristiano Ronaldon. Nëna e fëmijëve të yllit portugez i ka surprizuar edhe një herë të gjithë me një veshje që kap vlerën e më shumë se 2 milionë eurove.

Modelja argjentinase ka shëtitur rrugëve të Manchester-it me një fustan blu që përtej se i vinte në pah format, i la të gjithë me gojë hapur kur mësuan çmimin e tij dhe të aksesorëve që kishte përdorur për të plotësuar look -un r saj. Në foto ajo shfaqet në hyrje të vilës së saj në Manchester.

Një nga detajet më të rëndësishme të veshjes ishte se gjëja më e shtrenjtë që kishte veshur ishte në duart e saj.

Detajet e veshjes

Modelja është shfaqur me një fustan blu të Stella McCartney me vlerë 1900 euro.

Georgina e kombinoi fustanin e shkurtër me taka LeSilla me vlerë 765 euro. Vlera e veshjes nis të rritet kur flitet për çantën që mbante me vete, sigurisht një Hermes, me vlerë 94 mijë euro. Artikujt më të shtrenjtë janë dy unazat dhe ora.

E para është një unazë diamanti dhe safiri me vlerë 800 mijë euro. Tjetra është një Cartier me vlerë 700 mijë euro që plotësoheshin nga një Rolex me vlerë 550 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *