Gentiana Beqa u shpall kampione e botës në kategorinë “Wellness”, në Kampionatin Botëror të fitnesit që u mbajt në Korenë e Jugut.
“Nuk ka emocion të përshkruhet kur valvitet në arenën botërore Flamuri ynë Kombëtar. Kur ekzekutohet Himni në një tjetër skaj të Globit, ku bën çdo njeri të ndihet krenar që është Shqiptar”, ka shkruar Beqa në profilin e saj në Instagram, transmeton KlanKosova.tv.
“Falënderoj Zotin që më dha dritë të shkëlqej në Kampionatin Botëror të Fitnessit”.