Koncerti i reperit Noizy “Alpha Show”, pati një sukses të madh, ku në shesh u mblodhën rreth 15 mijë pjesëmarrës të grupmoshave nga më të ndryshme që pëlqejnë dhe dëgjojnë muzikën e reperit.
Së fundmi gazetarja Sonila Meço ka reaguar në lidhje me koncertin duke bërë një status në profilin e saj në “Facebook” ku shprehet se ndihet e skandalizuar që vajza e saj 11-vjeçare i di përmendësh tekstet me fjalë banale të reperave shqiptarë apo të huaj.
Sipas saj ajo çka e shqetëson më së shumti moderatoren përveç teksteve që japin mesazhe dhune dhe banalitet, është bashkia po i përdor këta ‘artista’ dhe po i reklamon për të rinjtë që të mbledhin vota, duke shtuar se ata që bëjnë më shumë ‘PR’ në fushata, janë ata që marrin më shumë reklamime për ‘artin’ e tyre në koncerte.