Gazetari i cilësoi emigrantët shqiptarë “kriminelë”, deputeti anglez iu del në mbrojtje: Mos i fyeni, ata nuk janë të tillë 

Deputeti konservator i Britanisë së Madhe, Roger Gale i ka quajtuar “ngacmime fyese” etiketimet e prezantuesit Jeremy Kyle ndaj shqiptarëve.

Ky i fundit gjatë emisionit radifonik që drejton duke folur për krizën e emigrantëve në Kanalin Anglez tha se mbi 10.000 kriminelë meshkuj shqiptarë kanë hyrë ilegalisht në Britani.

Unë po flas konkretisht me Roger për 10,000 kriminelë meshkuj shqiptarë që hyjnë me gomone që dëmtojnë vendin tonë dhe kryejnë krime.

Por këto etiketime nuk u pranuan nga deputeti Roger i cili u përgjigj:

Jeremy, ti po flet thjeshtë dhe drejtpërdrejtë dhe ti e di se po ashtu jam dhe unë. Por në fakt ajo që sapo thatë është emocionale dhe fyese. Nuk po hyjnë 10 mijë kriminelë shqiptarë… do të bëjmë një bisedë të arsyeshme për këtë ose jo.

Prezantuesi Kyle u përgjigj: 

Pra ju po më thoni se nuk kanë ardhur 10,000 emigrantë kriminelë nga Shqipëria? 10,000 burra emigrantë shqiptarë midis 20 dhe 40 vjeç, dy për qind e popullsisë së tyre.

Deputeti tha:

Tani po flasim për 10,000 burra shqiptarë që është e saktë. Por mos i përshkruani ata në mënyrë emocionale dhe irracionale si 10,000 kriminelë, sepse ata nuk janë ata që nuk janë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *