Gazetari i famshëm gjerman që kishte shkaktuar skandal në Kosovë duke e hequr një fragment kryesor nga intervista me kryeministrin Albin Kurti, ka shkruar një artikull ku ka përmendur edhe zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Martens e shpërndau artikullin e titulluar “Ndërmjetësues me duar bosh” (gjer: Vermittler mit leeren händen) derisa shkroi në Twitter kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian dhe politikës së saj të zgjerimit, për të vazhduar më pas me atë që e sheh si problematike në lidhje me zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Mos-përparimi i Maqedonisë në rrugën drejt BE-së – përkundër edhe ndryshimit të emrit – thotë se mund të ndikojë edhe në këto zhvillime të rëndësishme.
Kurti dhe Vuçiqi, natyrisht se e dinë këtë gjë.” – shkruan z. Martens, që e kishte nxjerrë nga Kurti deklaratën e famshme se ambasadori amerikan kishte ditur më shumë se ai për situatën e sigurisë në veri të vendit.
“Pse atëherë duhet të rrezikojnë kapitalet politike që kanë?” – ka pyetur ai në Twitter. “Për një biletë në Holandë? Kosova madje as nuk po merr ndihmën kruciale evropiane për t’u futur në Këshillin e Evropës. Pse atëherë duhet të presin që trajtohen më mirë në rrugën e tyre drejt BE-së?”