Gazeta Neutral shpall konkurs pune për 8 pozita

Gazeta Neutral është në rritje të vazhdueshme të produkteve mediatike dhe ekipit të vet.

Prandaj, kushdo që është i/e interesuar mund të aplikojë për punë për pozitat e hapura:

  • 3 Gazetarë për deskun e lajmeve
  • 2 Gazetarë për teren
  • 3 Kameramanë/montazher

Të interesuarat/interesuarit duhet të kenë njohuri të mirë të gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar.

Detyrat dhe përgjegjësitë për gazetarë:

  • Shkruan dhe redakton storie të ndryshme
  • Përgatitë shkrime/artikuj, tema, dhe intervista duke shfrytëzuar burime të sigurta informacioni.
  • Merr me pergjegjèsi obligimet e punës dhe respekton afatet kohore, sipas kërkesave të portalit
  • Të ketë aftesi të shkëlgyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore;
  • Njohja e gjuhes angleze (preferohet) Te kete aftèsi tè punojè ne grup dhe nën presion.
  • Fleksibil në orar të punës
  • Aftësi të mira komunikuese
  • Aftësi në punë grupore

Detyrat dhe përgjegjësitë për kameraman/montazher

  • Xhirimi dhe audio/video montazhi në terren dhe në studio
  • Montimi i pajisjes për audio/video për nevoja të redaksisë
  • Angazhime tjera në kuadër të pozitës së punës, sipas kërkesës së përgjegjësit.

Çka ofron Neutral?

  • Kushtet të mira pune në një ambient me cilësi dhe afatgjatë.
  • Pagë konkuruese në treg
  • Kontratë të rregull

CV-në dhe shprehjen e interesimit për punë mund ta dërgoni në adresën: gazetaneutral@gmail.com

Konkursi do të jetë i hapur deri më dt. 01 dhjetor 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *