Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka miratuar rregulloren për furnizim me ujë të pijshëm në objektet e gastronomisë, e cila parasheh që të gjithë klientët të kenë qasje në ujë të pijshëm në, ku sipas njoftimit lokalet do të shërbejnë ujë nga çezma.
Ai që reagoi ashpër ishte edhe kryetari i shoqatës së gastronomëve përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Edhe pse ne e blejmë ujin prej ujësjellësit, edhe pse gjatë pandemisë nuk na ndihmuan me ulje të TVSH-ës, siç edhe na premtuan, edhe pse të gjitha furnizimet na u shtrejtuan(autoriteti i konkurencës nuk ishte aty kur gastronomëve ju është dashur më së shumëti )
Ne prapë e pranojmë vendimin e qeverisë për hirë të qytetarëve.
E pifshi për shëndet!
P.s edhe pse gjithe kemi sherby pa pagesë ujë ne got”, u shpreh ai .