Ganja me bluzën “Liria ka emër”, bashkë me Stresin rrëqethen për UÇK-në

Ganja, i është bashkuar shtëpisë më të famshme të Kosovës, Big Brother VIP, të hënën (9 janar).

Ajo ishte së fundmi pjesë e emisionit “Stres pa stres”, të cilin reperi Arkimed Lushaj – Stresi e krijoi brenda.

E në një moment, krijuesja e hitit “Mirupafshim” u zgjua në këmbë dhe tregoi se ka veshur bluzën “Liria ka emër”.

Artistja e njohur theksoi se pa çlirimtarët nuk do të ishin as ata brenda asaj shtëpie, e as duke e zhvilluar bisedën.

“Ne jemi krenarë për këta njerëz, mos të ishin këta njerëz ne nuk do të ishim sot këtu, në këtë intervistë Stresi. Shkronjat më të arta”, u shpreh ajo.


Veç Ganës, në shtëpinë më të famshme të Kosovës të hënën hyri edhe këngëtarja Mbresa.

Deri më tani janë larguar disa emra si: Edon Shileku, Shota Baraliu, MC Beka, Gigliola Haveriku etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *