Ganimete Musliu: Diasporës për me votu ua paguante edhe biletat, tash s’i pajisë as me pasaporta

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka komentuar sërish punën e Qeverisë së Kosovës. 

Ka thënë se dikur “me ardhe me votu Krejt dhe Drejt ua paguante edhe biletat e tash nuk i pajisë as me pasaporta”. 

Musliu e ka e ka quajtur qeverinë e Kurtit “qeveri Marinqe”, duke iu referuar aferës financiare në të cilën dyshohet sështë përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndryshe, dje, Musliu ka reaguar pasi kryeministri i vendit Albin Kurti ka deklaruar se nuk është ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin.

Musli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë që Kurti duhet të futet në Big Brother.

“O merreni Albinin e futeni në Big Brother se për qeverisje nuk ja kish haberin e po don me e marre venin n’qafe. Aty ka kohë me tregu përralla”, shkruante ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *