Reperi nga Drenasi, Don Xhon para disa ditësh publikoi këngën më të re ‘Katile’.
Ai po merr përkrahje nga shumë fytyra publike, teksa javën e kaluar u takua me politikanin Sami Lushtaku.
Kësaj radhe Don Xhonin e mbështeti Gani Geci, e siç duket mbrëmë kanë qenë së bashku në një klub nate dhe të dy kanë shpërndarë fotografi së bashku.
Geci krahas fotografisë në Facebook ka shkruar: “Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri tani qe e ka mujt Rusin.”
Ndërsa Don Xhoni e ka shpërndarë postimin e Gecit dhe ka vendosur disa ’emoji’ duke qeshur.
Mirëpo, reperi nga Drenasi ka publikuar edhe një storje me Gecin në Instagram, ku ka shkruar: “3 katunar t’Drenicës”.