Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Gani Geci ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë që të shtyjë vendimin e saj për reciprocitetin për targa dhe dokumentet identifikuese me Serbinë.
Geci përmes një komenti në Facebook e ka rikujtuar një thënie të famshme të tij që ta ndërlidh me situatën e tanishme, shkruan Neutral.al
“Çekjo është ajo që thojsha une ; Kur mun mun, Kur s’mun s’mun, Kur s’mun prit kur mun”, ka shkruar Geci në komentin e tij.
Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.
Ky veprim i serbëve erdhi pas vendimit të qeverisë që të ketë reciprocitet me Serbinë për targa e dokumente identifikuese.
Por, përkundër se mori vendim qeveria, u detyrua të zbrapset pas tensionimit të situatës dhe kërkesës së ShBA-së./Neutral.al/