Nëse e keni problem të fleni në gjumë edhe pse ndiheni të rraskapitur, atëherë fajin mund ta ketë rutina juaj.Të rriturit mesatarisht kanë nevojë për rreth shtatë deri në nëntë orë gjumë, por shumë njerëz nuk e plotësojnë këtë normë dhe vuajnë nga pagjumësia.
Ka shumë shkaqe për pagjumësinë, si stresi, ankthi ose depresioni, alkooli, kafeina ose nikotina, por arsye tjetër mund të jetë edhe shtrati i parehatshëm, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Të dhënat e Google Trends tregojnë se kërkimet për shkaqet pagjumësisë janë rritur për 400 përqind kohëve të fundit.Nëse jeni vazhdimisht të lodhur gjatë gjithë ditës, atëherë ka të ngjarë që nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm dhe kjo gjendje mund kërkimet për shkaqet pagjumësisë janë rritur për 400 përqind.
Për të pasur gjumë të mirë, para se të shkoni në shtrat nuk duhet të pini duhan, alkool, çaj ose kafe.Hyrja në një rutinë dhe një model të ri mund të ndihmojë, por për ta bërë këtë, ka të ngjarë që do t’ju duhet të hiqni dorë shumë shprehi, siç është ajo e ngrënies para gjumit.
Një sy gjumë mund të duket jetik për t’ju bërë të kaloni ditën, por teprimi me të mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të fjetur gjatë natës.Gjithashtu, për gjumë të rehatshëm duhet edhe të siguroheni që dhoma juaj e gjumit të jetë e errët dhe e qetë.