Futbollisti Granit Xhaka shpreh mbështetje për familjen dhe vajzën e dhunuar – ‘Stop dhunës ndaj grave dhe fëmijëve’

Futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës, Granit Xhaka, është nga emrat e shumtë që kanë reaguar në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë e vajzave dhe grave, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Përdhunimi në Prishtinë i ka prekur të gjithë duke nxitur reagime të shumta dhe protesta, ku dhe është kërkuar dënim maksimal për autorët e krimit.

Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe mesfushori i Arsenalit, i cili rastin e ka lidhur edhe me luftën në Kosovës, duke thënë se para vitesh, vendi ynë përjetoi dhunimin më të madh në Evropë ndaj fëmijëve dhe grave.

Po ashtu, Xhaka e ndërlidhi rastin në fjalë me luftën e vitit 1999, duke thënë që para 23 vitesh, vendi ynë përjetoi dhunimin më të madh në Evropë ndaj fëmijëve dhe grave.

“Ngjarja e ndodhur në Prishtinë me 11-vjeçaren na ka tronditur të gjithëve. Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë më të mirën. Duhet të mbizotërojë ligji, sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura”.

“Kosova në 1999 ka përjetuar dhunimin më të madh në Evropë ndaj fëmijëve dhe grave. Kosova e di ma së miri se ça dhimbje është kur e prek dhe dhunon gruan, akoma më e rëndë fëmijët”.

“Stop dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Shpreh mbështetjen time të pakufishme për familjen dhe vajzën e dhunuar. Autorët të dënohen që mos të kemi më raste të tilla”, ka shkruara Graniti në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *